LAJMI I FUNDIT:

Bie transporti rrugor dhe ajror për tremujorin e parë në Kosovë

Bie transporti rrugor dhe ajror për tremujorin e parë në Kosovë
Foto: Arkiv

Në tremujorin e parë të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 21 mijë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për 27.42 për qind.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, tremujori i parë 2020”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Sipas ASK-së, kjo ka ardhur si rezultat i vendimit të qeverisë për masat e ndërmarra në luftimin e COVID-19, ku është ndërprerë transporti i udhëtarëve.


Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e parë të 2020-së ishte rreth 101 mijë ton, apo një rënie për 26 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Numri i fluturimeve në tremujorin e parë 2020 ishte 1,534, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rënie për 14 për qind. Derisa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, gjatë këtij tremujori, ishte rreth 431 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rënie për 9.42 për qind”, thotë ASK.

ASK shpjegon se të dhënat e telekomunikimit janë vlerësuar për këtë periudhë, pasi që operatorëve ekonomikë iu është shtyrë afati i raportimit, si rezultat i masave te ndërmarra nga qeveria. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori