Bizneset po e përjetojnë periudhën më të vështirë këtë vit, pasi qarkullimi financiar i tyre është dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar.
Qarkullimi financiar ka rënë në masë të madhe sivjet si rrjedhojë e ngecjes në realizimin e projekteve kapitale nga institucionet qendrore dhe lokale, por edhe për shkak të rënies së nivelit të konsumit si pasojë e rritjes enorme të çmimeve për gati të gjitha produktet e importuara dhe vendore, shkruan kp.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna shpreh shqetësimin e bizneseve për rënie të qarkullimit financiar, duke thënë se këtë vit Kosova ka realizuar pak investime kapitale, vetëm rreth 10 për qind.
Rafuna ka deklaruar se është e domosdoshme që të zhbllokohen investimet kapitale, në mënyrë që këto pastaj të kenë efekt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ka rënie të qarkullimit financiar, mora shembull te importi, tregtia me mallra, ku kemi rënie të sasisë së mallrave, por edhe në brendi, në bazë të kontakteve dhe takimeve ditore që kam me bizneset, kanë shprehur shqetësimin që konsumi i këtij viti nuk është i njëjti me vitin e kaluar, kështu që ka shumë më pak qarkullim se sa vitin e kaluar”, thekson ai.
Ai ka mirëpritur paralajmërimin e kryeministrit Kurti për procedim në qeveri të projektligjit për punë publike, që parasheh kompensimin e inflacionit për materialet ndërtimore dhe punët përcjellëse për kontratat ekzistuese.
“Pa dyshim se po, në rast se stimulohet, për arsye se neve na kanë përcjellë edhe disa situata jo të mira siç ishte rasti me OSHP-në (Organin Shqyrtues të Prokurimit) ku ishte e bllokuar tërësisht ky organ, dhe procedurat ose ofertat që janë bërë në muajin mars e prill, tani ai çmim nuk qëndron më, për arsye se është rritur 200 ose 300 për qind.
Për këtë arsye rasti më i mirë është Shqipëria ose dhe vende të tjera, ku qeveria ka negociuar me bizneset për t’i kompensuar pjesën e çmimit të rritur për bizneset të cilat kanë aplikuar për projekte të ndryshme dhe kështu kanë vazhduar projektet dhe kanë vazhduar investimet kapitale. Ne jemi dëshmitar që Kosova sivjet ka shumë pakë investime kapitale, kështu që ne duhet me gjet rrugën në mënyrë që sa më shumë të investojmë në investime kapitale që do të kenë efekt ët drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik, por edhe në rritje të bizneseve tona. Prandaj, pa dyshim që është i mirëseardhur”, thotë ai.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se ishte e domosdoshme që qeveria të hartojë Projektligjin për punë publike për të përshpejtuar dinamikën e zbatimit të investimeve kapitale.
“Ky projektligj parasheh që për pjesën e dytë të këtij viti, të mundësohet dinamikë më e përshpejtuar e investimeve kapitale asi soj që të gjitha punët publike, kontratat e mesme dhe të mëdha e lidhura sipas Ligjit për prokurim publik, të mund të mbështeten me kompensim për çmimet e rritura.
Kështu që ka pasur çmime të rritura për materiale ndërtimore dhe kështu që ka pasur një hezitim nga ana e bizneseve që në pjesën e parë të vitit të kryen punët, meqenëse kontratat e lidhura kohë më parë, kanë pasur çmime më të ulëta, kurse tani çmimi i furnizimit për ta është më i lartë dhe kanë pasur të pamundur që t’i kryejnë këto punë”, ka thënë Murati.
Sipas një publikimi të Institutit GAP, rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore dhe politikat qeveritare kanë bërë që realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 të jetë më i ulëti në dekadën e fundit. Në nivelin qendror janë realizuar vetëm 9 për qind e investimeve, ndërsa në atë lokal 19 për qind. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës