Në vitin 2017 nga Gjermania janë dëbuar gati gjashtë për qind më pak azilkërkues të refuzuar sesa në vitin 2016.
Numri i të dëbuarve nga Gjermania shënoi vitin e kaluar rënie. Në vitin 2017 u riatdhesuan në vendet e tyre të origjinës 23.966 refugjatë, njofton gazeta “Bild am Sonntag”. Kjo shifër është 5.6 për qind më pak se në vitin 2016.
Shumica e deportimeve janë kryer sipas njoftimit të kësaj gazete nga ajri. 98 për qind e refugjatëve janë dërguar në vendet e e tyre të origjinës me avion charter. Por meqënëse një avion i tillë kushton ndërmjet 130,000 dhe 330,000 euro, Policia Federale Gjermane ka shpenzuar për fluturimet 11 milionë euro. Ndër personat e dëbuar, 60 vetë qenë klasifikuar si të rrezikshëm.
Në negociatat për rikrijimin e një koalicioni tjetër të madh, CSU-ja kërkon që dëbimet për në Afganistan të shtohen. Zëdhënësi për politikën e brendshme i Grupit Parlamentar CDU/CSU Stephan Mayer e kritikoi Ministrinë e Jashtme nën drejtimin e ministrit Sigmar Gabriel (SPD). “Ministria e Jashtme është duke u vonuar prej rreth gjysmë viti për rivlerësimin e situatës së sigurisë në Afganistan”, tha Mayer për Bild am Sonntag. Një rivlerësim i tillë është urgjentisht i nevojshëm për të rritur numrin e dëbimeve.
Që nga dhjetori 2016 për në Afganistan janë dëbuar deri tani 174 vetë. Që nga mesi i vitit 2017 për afganët është ndaluar dëbimi në vendlindje për shkak të gjendjes së keqe të sigurisë. Ky rregull nuk vlen për afganët që konsiderohen si persona të rrezikshëm ose që janë dënuar për krime.
Një vit më parë, Ministri i Brendshëm Federal, Thomas de Maizière (CDU), kërkoi që numri i dëbimeve të azilkërkuesve të refuzuar të “rritet përsëri dukshëm”. Për këtë nevojitet një “përpjekje kombëtare”, tha de Maizière.
Sa i përket kuotës së kthimit, pra raportit mes numrit të atyre që janë larguar vullnetarisht dhe dëbimeve me detyrim pas vendimit përkatës së gjykatës, Gjermania kryeson në radhën e vendeve të tjera evropiane.
Në vitin 2016 BE-ja llogariti se kuota e kthimit në Gjermani ishte 106 përqind, kurse mesatarja në Evropë ishte 46 përqind. Edhe në muajt e parë të vitit 2017 numri i azilkërkuesve të refuzuar që u larguan vullnetarisht ishte më i madh se i atyre që u dëbuan me forcë. /DW/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Zelensky thotë se shpreson të takohet me Trumpin të premten në SHBA

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe