Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës aktualisht janë në dispozicion rreth 200 mijë teste për COVID-19, ndërsa në këtë institucion shëndetësor po bëhen deri në 2 mijë testime brenda ditës.
Xhevat Jakupi nga IKSHP thotë për KP se testimet për COVID-19 po vazhdojnë çdo ditë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Mikrobiologu Jakupi thotë se aktualisht ka mjaftueshëm teste PCR dhe se në stoqet e IKSHP janë rreth 200 mijë të tilla.
Ai tha se nga kontrata e financuar nga Ministria e Shëndetësisë mund të sigurohen edhe 90 mijë teste PCR të tjera.
“Po teste kemi të mjaftueshme fatmirësisht ne e kemi pasur një kontratë këtë vit të cilën e financon Ministria e Shëndetësisë dhe përmes asaj kontrate kemi blerë 300 mijë RT-PCR teste dhe kemi mundësitë porosisim edhe 90 mijë të tjera dhe kemi teste të mjaftueshme edhe për muajt në vijim. Realisht munden me qenë diku rreth 200 mijë teste në dispozicion”, theksoi ai.
Derisa situata pandemike në vend vazhdon të jetë e rëndë, Jakupi thotë se këtë javë pati më pak të interesuar për t’u testuar krahasuar me javën e kaluar.
“Testimet me PCR në IKSHP vazhdojnë në mënyrë të përditshme secilën ditë të javës nga e hëna deri të dielën merren mostra dhe kryhen testime. Mesatarisht në IKSHP dhe QRSHPK brenda një dite kryhen rreth 2 mijë testime me PCR brenda ditës testimi vazhdon në mënyrë të rregullt interesim ka natyrisht ka qenë para 1 apo 2 javë interesimi pak më i shtuar tash ka ra diku 10 apo 20% por prapë ka me mijëra mostra që vijnë në secilën ditë për testim dhe ato testohen pa ndonjë problem”, u shpreh Jakupi.
Ndërsa, aktualisht në Kosovë brenda ditës po testohen mbi 10 mijë qytetarët, ku shumica këto testime po i bëjnë edhe në laboratorët privatë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 10 mijë e 851 testime, prej të cilëve 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa betejën me këtë infeksion e kanë humbur 19 persona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Emisarja britanike për Ballkanin Perëndimor e nis punën me një vizitë në Berlin

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn