LAJMI I FUNDIT:

Bie inflacioni vjetor në BE

Bie inflacioni vjetor në BE

Inflacioni vjetor i Bashkimit Evropian ishte 1.2 për qind për muajin mars, nga 1.6 për qind në muajin shkurt.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në muajin mars 2019, niveli vjetor i inflacionit të BE-së ishte 1.6 për qind.


“Krahasuar me shkurtin, inflacioni vjetor ra në 26 shtete anëtare dhe u rrit në një vend” tha Eurostat.

Normat më të ulëta vjetore ishin në Spanjë, Itali, administratën Greke të Qipros dhe Portugali me 0.1 për qind, ndërsa normat më të larta u shënuar në Hungari, Poloni me 3.9 për qind dhe Republikën Çeke me 3.6 për qind.

Kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga sektori i shërbimeve, i ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani, mallrat industrialë jo-energjikë dhe energjia.

Që nga viti 2008, niveli më i ulët vjetor i inflacionit në BE ishte në janar 2015 në minus 0.5 për qind, ndërsa me i lartë u shënua në korrik 2008, me 4.4 për qind. /Telegrafi/