LAJMI I FUNDIT:

Bie ashensori: Arrestohet tekniku i mirëmbajtjes, procedohet penalisht edhe vëllai që ishte administratori i firmës

Bie ashensori: Arrestohet tekniku i mirëmbajtjes, procedohet penalisht edhe vëllai që ishte administratori i firmës

Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e pra të ditës së sotme në Astir, ku një ashensor u shkëput, duke lënë të plagosur pesë persona.

Qytetarët ishin kthyer nga një darkë familjare kishin marrë ashensorin për t’u ngjitur në katin e gjashtë ta pallatit, ku ndodhej edhe shtëpia.


Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia njoftoi se është arrestuar tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir, Dëfrim Shabani,  si dhe është proçeduar penalisht administratori i firmës së mirëmbajtjes që është edhe vëllai i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Arrestimi i teknikut

Gjatë mesnatës, dyshohet se në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, ku edhe ka qenë i punësuar si teknik, nuk ka konstatuar problemin që ka patur ashensori, i cili është shkëputur, duke rënë në gjendje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të.

Si pasojë është dëmtuar një 27 vjeçare, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori