LAJMI I FUNDIT:

Biden sërish anashkalon Kongresin për të miratuar shitjen e armëve për Izraelin

Biden sërish anashkalon Kongresin për të miratuar shitjen e armëve për Izraelin

Për herë të dytë këtë muaj, presidenti amerikan, Joe Biden po anashkalon Kongresin amerikan për të miratuar një shitje urgjente të armëve për Izraelin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha Capitol Hill se kishte marrë një vendim të dytë urgjent që mbulonte një shitje prej 147.5 milionë dollarësh.

Blinken mori një vendim të ngjashëm më 9 dhjetor për të miratuar shitjen e gati 14 mijë fishekëve për tanket, e cila kapte vlerën e më shumë se 106 milionë dollarëve, raporton skynews.


Afrika e Jugut padit për gjenocid Izraelin në Gjykatën e Hagës
Lexo po ashtu Afrika e Jugut padit për gjenocid Izraelin në Gjykatën e Hagës

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se jemi të “përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit”, duke shtuar se “është jetike për interesat kombëtare amerikane që të sigurojë se Izraeli është në gjendje të mbrohet kundër kërcënimeve me të cilat po përballet”.

Miratimi urgjent do të thotë se blerja do të anashkalojë kërkesën e rishikimit të Kongresit për shitjet ushtarake për vendet e huaja.

Ndryshe, anashkalimiet e tilla janë të rralla, por jo të paprecedentë, kjo ndodh kur administratat shohin një nevojë urgjente për dorëzim të armëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori