Biden nuk do të zbatojë ligjin për ndalimin e TikTok-ut, fati i aplikacionit mbetet në duart e Trumpit

Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden prillin e kaluar nënshkroi një ligj që kërkonte që ByteDance të shesë asetet në SHBA deri më 19 janar ose do të përballet me një ndalim mbarëkombëtar.
Por, bëhet e ditur se Biden nuk do të zbatojë një ndalim të aplikacionit TikTok që do të hyjë në fuqi një ditë para se të largohet nga detyra.
Në vend të kësaj, ai do ta lë fatin e aplikacionit në duart e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.
Trump, i cili dikur bëri thirrje për të ndaluar aplikacionin, së fundmi është zotuar ta mbajë atë të disponueshëm në SHBA, megjithëse ekipi i tij i tranzicionit nuk ka thënë se si synojnë ta arrijnë këtë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit, pasi këshilltari i presidentit të zgjedhur për sigurinë kombëtare sinjalizon se administrata e ardhshme mund të ndërmarrë hapa për të “shpëtuar” aplikacionin.
Mike Waltz tha se ligji federal që mund të ndalojë TikTok gjithashtu “lejon një zgjatje për sa kohë që një marrëveshje e qëndrueshme është në tryezë”.
Demokratët ishin përpjekur të miratonin legjislacionin që do të kishte zgjatur afatin, por senatori republikan Tom Cotton i Arkansas e bllokoi atë.
Sipas Cotton, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, TikTok ka pasur kohë të mjaftueshme për të gjetur një pronar të ri.
“TikTok është një aplikacion spiun komunist kinez që i shkatërron fëmijët tanë, mbledh të dhënat e tyre, i synon ata me përmbajtje të dëmshme dhe manipuluese dhe përhap propagandë komuniste”, deklaroi Cotton.
Ndryshe, Trump ka ndryshuar pozicionin e tij ndaj aplikacionit popullor, pasi është përpjekur ta ndalojë atë gjatë mandatit të tij të parë në detyrë për shqetësime të sigurisë kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Windows 7 nuk është harruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë