LAJMI I FUNDIT:

Biden: Lëvizja e Trumpit është një kërcënim për demokracinë amerikane

Biden: Lëvizja e Trumpit është një kërcënim për demokracinë amerikane

Joe Biden ka ngritur tonet para fushatës së ardhshme presidenciale amerikane me një paralajmërim të ashpër se demokracia amerikane është nën kërcënimin e një Donald Trumpi hakmarrës.

Presidenti amerikan u përpoq të zgjonte mbështetësit e tij të fjetur dhe të gjallëronte të pavendosurit duke përmendur rreziqet që mund t’i sjell Trumpi sërish si president i SHBA-së.

Duke thënë se historia amerikane është në një “pikë kthese”, Biden tha se karakteri dhe e ardhmja e vendit kërcënohen nga vlerat autoritare të lëvizjes së quajtur, “Make America Great Again”.


“Diçka e rrezikshme po ndodh në Amerikë. Ekziston një lëvizje ekstremiste që nuk ndan bindjet themelore të demokracisë amerikane”, tha Biden para një auditori në Arizona.

Ai theksoi se kjo është lëvizja MAGA dhe se ato janë një provë për popullin amerikan, raporton cnn.

“Historia na ka sjellë në një kohë të re testimi. Të gjithë tani po pyesim veten se çfarë do të bëjmë për të ruajtur demokracinë tonë”, tha ai.

Biden iu drejtua të ndjerit John McCain, ish-senatorit republikan me të cilin kishte marrëdhënie të ngushta, për të theksuar ato që ai tha se ishin virtytet vetëmohuese të demokracisë.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm dhe Biden pritet të rikandidojë ndërsa Trump duhet të bind votuesit republikanë që të jetë kandidatë pasi në garë janë edhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori