Bia dhe Labi zgjojnë Albën nga gjumi, i trokasin me tigan dhe garuzhde

Një situatë e pazakontë dhe mjaft e komentuar ndodhi sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Alba u përball me një zgjim jo fort të këndshëm nga bashkëbanorët e saj.
Teksa Alba ishte duke fjetur, ishte Bia ajo që e nisi momentin, duke iu afruar shtratit të saj dhe duke bërë zhurmë me tigan dhe garuzhde pranë kokës.
Pak çaste më vonë, në këtë veprim u bashkua edhe Labi, i cili e intensifikoi situatën duke vazhduar me të njëjtën mënyrë.

Në video dëgjohet Alba duke reaguar e shqetësuar, teksa u kërkon të ndalen, duke thënë: “Mos, jam e sëmurë”.
Megjithatë, zhurma vazhdoi për disa momente, duke krijuar tension.
Kjo skenë u përhap shpejt në rrjete sociale, ku ndjekësit e spektaklit u ndanë mes atyre që e panë si një shaka tipike të lojës dhe atyre që e konsideruan të tepruar, sidomos për shkak të gjendjes shëndetësore të Albës.
Tashmë mbetet të shihet nëse kjo situatë dhe këto dinamika mes banorëve do të trajtohen dhe diskutohen gjatë Prime-it të së hënës në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

















































