LAJMI I FUNDIT:

BFI e Maqedonisë dënon agresionin rus

BFI e Maqedonisë dënon agresionin rus

Bashkësia Fetare Islame përmes një komunikate dënon agresionin rus në shtetin e Ukrainës.

Sipas njoftimit të BFI-së, kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu gjatë ditës së djeshme më 28.02.2022 bashkë me drejtorin për Marrëdhënie me Jashtë, Mustafa Dauti, kishte takim zyrtar në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, ku u pritën nga ambasadori David Geer.


“Në këtë takim, Reisul Ulemaja e falënderoi Ambasadorin për takimin dhe pritjen e ngrohtë, e në të njëjtën kohë në emër të Bashkësisë Fetare Islame shprehën shqetësimin e madh për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës ku ranë shumë viktima në njerëz dhe u shkaktuan shkatërrime të shumta, andaj bashkërisht dënuan thellë këtë agresion antinjerëzor që po rrezikon Paqen, jo vetëm në rajon por edhe në tërë globin. Poashtu, Kreu i BFI përshëndeti unitetin e BE dhe SHBA në përpjekjet e tyre maksimale për të ndaluar këtë agresion, që po rrezikon jetën njerëzore”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Nga BFI theksojnë palët u dakorduan që të vazhdojnë kontributin në evitimin e pandemisë së Kovid 19, si dhe realizimin sa më të lartë të vaksinimit të popullatës, që është e vetmja rrugë për imunizimin e shoqërisë dhe asgjësim e kësaj të keqeje që po e shqetëson botën.

“Reisul Ulemaja edhe një herë deklaroi se kultivimi i Paqes në vend dhe rajon është prioritet i institucionit fetaro islam BFI, andaj kërkoi nga besimtarët dhe nëpunësit fetar që të kenë kujdes në deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë Paqen dhe në të njëjtën kohë të japim kontributin në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e BFI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori