LAJMI I FUNDIT:

Bezos i vë dorezat robotike që transmetojnë lëvizjet e tij tek duart e robotit, madje tenton ta “zgjidh” kubin e Rubikut

Bezos i vë dorezat robotike që transmetojnë lëvizjet e tij tek duart e robotit, madje tenton ta “zgjidh” kubin e Rubikut

Miliarderi amerikan Jeff Bezos ishte pjesë e një panairi të teknologjisë, ku vendosi të provojë personalisht dorezat që pasi i vendosë në duar – roboti imiton lëvizjet e tij.

Ai madje sfidon veten duke vendosur kështu që me ato doreza të kap filxhanin e kafesë dhe topin – ku roboti imitonte këto lëvizje dhe bënte po të njëjtat veprime, transmeotn Telegrafi.

E në një moment ai është sfiduar që ta zgjidhë kubin e Rubikut, por ai me një dozë shakaje tha se këtë nuk mund ta zgjidhë me duart e tij, por se do të tentojë ta bëjë me duart e robotit.

Këto doreza janë të dizajnuar si një lloj pasqyre, pra në momentin që futen në duart e njeriut, ato imitojnë dhe transmetojnë lëvizjet tek duart e një roboti.

Ngjarja është zhvilluar në Las Vegas, ku drejtori ekzekutiv i Amazon mori pjesë për të parë më të rejat në fushën e teknologjisë. /Telegrafi/