LAJMI I FUNDIT:

Beyonce shkëlqen në tapetin e kuq të premierës së filmit “Eras Tour” përkrah Taylor Swiftit

Beyonce shkëlqen në tapetin e kuq të premierës së filmit “Eras Tour” përkrah Taylor Swiftit

Beyonce parakaloj në tapetin e kuq të premierës së filmit “Eras Tour” të mërkurën mbrëma – dhe e bëri ngjarjen një “përrallë të vërtetë” për Taylor Swift.

Këngëtarja e “Cruel Summer” ishte e lumtur për praninë e këngëtares duke e treguar në një postim të përzemërt në Instagram pasi ata panë filmin e saj të koncertit me më shumë se 2000 fansa në The Grove në Los Angeles.

“Jam shumë e lumtur që nuk do ta dija kurrë se si do të kishte qenë jeta ime pa ndikimin e Beyonce”, ka shkruar 33-vjeçarja një video ku shihet ajo dhe ylli 42 vjeçe.


Foto: Getty Images

Swift vazhdoi të lavdërojë “bujarinë e shpirtit … elasticitetin dhe shkathtësinë” e ish-anëtares së Destiny’s Child, si dhe “mënyrën sesi ajo i ka mësuar Swiftit dhe çdo artisti të thyejë rregullat dhe të kundërshtojë normat e industrisë”.

“Ajo ka qenë një dritë udhërrëfyese gjatë gjithë karrierës sime dhe fakti që ajo u shfaq sonte ishte si një përrallë e vërtetë”, shkroi Taylor.

Foto: Getty Images

Dyshja kanë pozuar edhe në një foto së bashku në tapetin e kuq.

Beyonce shkëlqeu me një veshje tërësisht të zezë me një pjesë argjendi në gjoks dhe syze dielli të njëjta.

Swift, nga ana e saj, e kanalizoi Hirushen me fustanin e saj të prerë me ngjyrë të kaltër.

View this post on Instagram

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Filmi u njoftua në gusht se do të publikohej në mes të turneut “Eras” të Swift, i cili filloi në mars dhe përfundon nëntorin e ardhshëm.

Beyonce, e cila gjithashtu ka një film koncert me kinematë e saj të suksesshme për turneun e saj “Renaissance” në dhjetor, nuk ishte e vetmja prej emrave të njohur që mbështeti filmin e Swift.

Maren Morris, Mariska Hargitay dhe më shumë yje u panë në tapetin e kuq “Taylor Swift: The Eras Tour”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori