Këngëtarja amerikanë, Beyonce, së fundmi është akuzuar përmes disa konspiracioneve, se ajo nuk i takon personave me ngjyrë.

Kjo vjen nga një deklaratë e kandidatit për president në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, i cili e ka thënë se këngëtarja e ka prejardhjen nga Italia, shkruan Mirror.


Sipas tij, emri i vërtetë i Beyonce është Ann, ndërsa ajo deri më tani ka fshehur identitetin e saj.

0 KW Miller (Foto: Mirror)

KW Miller, pretendime të tilla ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa ka rrëfyer për prejardhjen e krijueses së hitit “Halo”.

“Beyonce nuk është afriko-amerikane. Ky është një falsifikim. Emri saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi. Ajo është italiane”.

0 KW Miller 1 (Foto: Mirror)

“Ky është një plan i agjendës së fushatës “Black Lives Matter. Beyonce ke filluar të vërehesh”, kishte shkruar ai.

Një gjë të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e këngëtares, të cilët filluan ta përbuznin statusin e tij. /Telegrafi/

1 TIDAL X Brooklyn Arrivals (Foto: Mirror)