LAJMI I FUNDIT:

Beyoncé sërish në “Black is King” me veshjen e “Kujta & Meri”!

Beyoncé sërish në “Black is King” me veshjen e “Kujta & Meri”!

Historia e Lion King për mbretërit dhe mbretëreshat e sotme në kërkim të kurorave të tyre, rikthen diven botërore Beyoncé në një realizim të ri muzikor, përcjellur me një film të metrazhit të shkurtër ku paraqitjet më të rëndësishme të klipit ua ka besuar dy disenjatorëve dhe krijuesve të veshjeve magjike, shqiptarëve Kujta dhe Meri

“Mbretëresha e zezë” dhe ekipi i saj kanë punuar për një vit në këtë realizim, i cili në klip përfshinë për herë të parë edhe disenjatorët shqiptarë “Kujta dhe Meri”.

Dyshja ka realizuar veshjen për paraqitjen kryesore që Beyoncé ka veshur në këto xhirime, të cilat e shfaqin atë si një mbretëreshë të vërtetë në “Black is King”, e cila do të ketë premierën në fund të muajit korrik.

Kënga ka marrë vëmendjen e medieve botërore meqë trajton një temë shumë interesante dhe aktuale për të cilën deri në këtë javë Beyoncé nuk kishte lëshuar asnjë paralajmërim. Befasia e vërtetë është pjesa kryesore e këtij materiali filmik ku vetë Beyoncé paraqitet e veshur nga “Kujta dhe Meri”.

Për arsye se menaxhmenti i artistes nuk ka dhënë detaje për realizimin e ri, tashmë vetëm është konfirmuar që diva në disa pjesë do të jetë e veshur për të dytën herë nga “Kujta dhe Meri”. Kjo arritje vlerësohet si sukses i pakrahasueshëm për dy shqiptarët të cilët punën e tyre vazhdojnë ta bëjnë nga Prishtina për emra të mëdhenj të muzikës, Hollywood-it, Bollywood-it, etj.

Vetë Kujtim Berisha – Kujta, thotë se për paraqitjen e Beyoncé ka pasur zgjedhje të lirë duke u përshtatur me temën që përcjell i gjithë ky film i shkurtër muzikor. “Ajo do të duket ashtu si edhe është, një mbretëreshë e vërtetë”, tha Kujta për Telegrafi-n.

Detaje të tjera është e pamundur të zbulohen për shkak edhe të mesazhit të fortë që përcjell i gjithë ky realizim, por ajo që mbetet e zbuluar tashmë është se Kujta dhe Meri janë të parët shqiptarë që përveç se veshën të parët artisten më të njohur të kohës, Beyoncén, ata po bëhen të parët që u bënë pjesë e një projekti muzikor i cili ka koston më të madhe të harxhuar në industrinë botërore të muzikës.

Historia po shkruhet dhe Kujta & Meri do të mbahen në mend përjetësisht për këtë arritje, për këtë edhe u themi ‘Queen and King of Fashion dress the Queen B’. /Telegrafi/