Premierat e shumëpritura të ceremonisë së 62-të të çmimeve vjetore të Grammy Awards, janë live të dielën në mbrëmje nga Staples.

Por, Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay Z, kanë vendosur që të fillojnë herët për të festuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve gjatë drekës së Roc Nation në Los Angeles të shtunën.


Roc Nation, labeli i Jay Z-së, organizon një ndejë për yjet e muzikës çdo vit, për pritjen e natës më të madhe.

23875694 7929973 image m 64 1580004636824 Beyonce dhe Jay Z (Foto: Getty Images/Guliver)

Superylli botëror dhe partnerja e tij u shoqëruan nga stilistja personale e Jay Z, Jun Ambrose, si dhe reperi, shoku i ngushtë i tyre Sean 'Diddy' Combs.

Beyonce tregoi kthesat e saj të lakmueshme në një fustan të shkurtër blu, ndërsa bashkëshorti i saj, Jay Z kishte veshur një kostum rozë.

Dyshja dukeshin të mahnitshëm, teksa edhe këtë herë morën vëmendje me dukjen e tyre elegante.

23875700 7929973 image m 67 1580004665117 Beyonce dhe Jay Z (Foto: Getty Images/Guliver)

Të pranishëm tjerë ishin edhe Rihanna, Drake, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, etj. /Telegrafi/

23877570 7929973 image a 151 1580013303464 Beyonce (Foto: Getty Images/Guliver)

23874854 7929973 image m 26 1580002628648 Jay Z dhe Sean Combs (Foto: Getty Images/Guliver)

23877566 7929973 image a 150 1580013292082 Beyonce (Foto: Getty Images/Guliver)