LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Nga këndvështrimi ekonomik, Maqedonia është e falimentuar

Bexheti: Nga këndvështrimi ekonomik, Maqedonia është e falimentuar

Maqedonia në pikëpamje teknike akoma nuk ka falimentuar, por në pikëpamje ekonomike po. Teknikisht ende po mbahet, po bëhen disa kombinime në disa sfera vetëm që të mbijetohet. Tani për tani ka sukses në këtë drejtim. Se a do të vijë deri në falimentim të tërësishëm, kuptohet, varet nga rrethanat në periudhën e ardhshme. Kështu është shprehur në intervistën e tij dhënë për Al Xhezaira, profesori universitar Abdylmenaf Bexheti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, problemi më i madh i vendit tonë janë investimet kapitale, njofton Portalb.


“Pesë vitet e fundit borxhi publik është dyfishuar: vitin 2010 ai shënonte 2,3 miliardë euro, ndërkaq tani është 4,3 euro, që paraqet një katastrofë të vërtetë”, ka deklaruar me këtë rast akademiku Bexheti/Telegrafi/