LAJMI I FUNDIT:

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, me vendim të kryeparlamentarit janë betuar dy deputetët e rinj.

I pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se Shukri Buja do të zëvendësojë ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndërsa nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi do të zëvendësojë ish-deputetin Besnik Bislimi.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon edhe më tej me seancë, ku po diskutohen pikat e tjera të rendit të ditës.