LAJMI I FUNDIT:

Besojeni ose jo – ky Cadillac DTS i vitit 2009 ka vetëm 1033 km odometër – befason se si duket brenda dhe jashtë

Besojeni ose jo – ky Cadillac DTS i vitit 2009 ka vetëm 1033 km odometër – befason se si duket brenda dhe jashtë

Cadillac CTS mbërriti në skenë në vitin 2002 dhe udhëhoqi ringjalljen e markës.

Megjithatë, ne po shohim sot Cadillac DTS pasi një shembull i shkëlqyer është shfaqur në “Craigslist” me vetëm 642 milje (1033 km) në odometër, përcjell Telegrafi.


Meqenëse ky model i veçantë është i vitit 2009, kjo është e barabartë me afërsisht 43 milje (69 km) në vit.

Aty nuk thuhet pse makina ishte drejtuar rrallë, por përshkruhet DTS si një që ishte i pajisur me “çdo opsion të disponueshëm për kohën”.

Përveç të qenit i pajisur mirë, pjesa e brendshme duket praktikisht krejt e re pasi mund të shohim veshje të papërlyera prej druri të errët dhe tapiceri lëkure.

Pjesa e jashtme duket të jetë në gjendje të shkëlqyer si dhe “nuk ka asnjë gërvishtje”.

Megjithatë, shitësi vëren se një nga dritat e pasme është plasaritur dhe do të zëvendësohet së shpejti.

Bëhet e ditur se makina është pajisur me një bateri të re dhe rrota 17 inç me goma moderne Michelin. /Telegrafi/