Besnik Hasi ka filluar punën tek skuadra e madhe arabe Al-Ahli.

Trajneri shqiptar dëshiron ta fitoj titullin e kampionit dhe ka bërë tanimë dy transferime të mëdha.


I pari që ka arritur ka qenë mbrojtësi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Anësori është bashkuar me skuadrën arabe si futbollist i lirë pasi u largua nga Leeds United pas përfundimit të kontratës.

E7fMLkJXEAcyNh2

29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me skuadrën arabe.

Një tjetër goditje e Al-Ahlit dhe Hasit ka qenë edhe ajo e brazilianit, Paulinho.

33-vjeçari që më parë ka luajtur edhe për Barcelonën, është bashkuar me klubin nga Guangzhou Evergrande.

E67AJtYWEAIViGR

Me Alioskin dhe Paulinhon, trajneri nga Kosova, Besnik Hasi synon që ta fitojë titullin e kampionit në elitën e futbollit arab. /Telegrafi/

telegrafi sport app