Këngëtari Besjan Gashi e ka publikuar videoklipin e tij më të ri të këngës me titull ‘Mamasita’.

Kënga është lansuar të dielën dhe menjëherë ka arritur të marrë komente të mira në rrjetet sociale.


besjan1 (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

Ndryshe prej projekteve tjera, Besjani kësaj here ka ardhur si solist.

Muzika është realizuar nga One Records, me tekst të shkruat nga Fuego.

Ana vizuale i është besuar produksionit Filmnation.

Gashi më herët kishte publikuar këngën "Jemi nda" që ishte pritur mirë nga fansat e tij.

Nurteel dhe Granit Gashi qëndronin prapa asaj kënge, të cilës ia kanë realizuar muzikën.