Naim Leo Beshiri nga Instituti për Çështje Evropiane ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet e përditshme me demagogji.
Beshiri për mediet serbe thekon se është shumë më e lehtë t’u shpjegosh qytetarëve serbë se një sallamë do të jetë 17 dinarë më i lirë, se sa të nevojiten reforma që do të çojnë në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Ai ka përkujtuar se Vuçiqi ka qenë në pushtet në Serbi më gjatë se krimineli Sllobodan Millosheviq dhe se ka kontroll absolut mbi pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor në vend.
“Edhe pse institucionet e shtetit janë të ndara, ne jetojmë në një sistem që evokon atë se çfarë ka ndodhur në vitet 90-ta, kur ke një person që kontrollon absolutisht të gjitha pjesët e shoqërisë, përfshirë edhe mediat. Nëse kontrolloni gjithçka, mund të zbatoni reforma. Jo për shkak të Bashkimit Evropian, por qytetarët e Serbisë e presin këtë nga qeveria e tyre. Por, ju vendosni të bëni demagogji për 10 vjet, të flisni se jeta jonë do të jetë më e mirë për dy vjet dhe të na shisni historinë se një sallamë më i lirë do të jetë një sukses për jetët tona”, ka thënë Beshiri.
Analisti Beshiri shton se mënyra se si qeveris presidenti serb tregon se ai dëshiron të qëndrojë sa më gjatë në pushtet, në mënyrë që t’u “rrëmbejë sa më shumë para qytetarëve të Serbisë” për veten dhe njerëzit rreth tij.
“Ne e kemi naftën më të shtrenjtë në rajon, kostoja e jetesës është gjithnjë e më e shtrenjë dhe kjo vërehet çdo muaj nga qytetarët që kanë të ardhura drastike më të larta se mesatarja në Serbi. Ju keni ato zinxhirë të shitjes me pakicë ku çmimet janë si në Berlin apo Barcelonë. Nuk është mirë për qytetarët e këtij vendi. Edhe pse shifrat tregojnë paga më të larta, kur sheh çfarë mund të blesh me ato para, ne jemi padyshim më të varfër”, theksoi ai.
Ai shton se korrupsioni dhe krimi në vend po rriten deri në atë masë sa që kemi aferën “Jovanjica” në të cilën shteti serb ka organizuar prodhimin e narkotikëve.
Duke folur për marrëdhëniet e Qeverisë së Serbisë me komunitetin evropian, Beshiri beson se regjimi i Vuçiqit po “bën gjithçka që qytetarët ta urrejnë Bashkimin Evropian”.
“Ju keni medie që janë nën kontrollin e Qeverisë e që flasin çdo ditë negativisht për Bashkimin Evropian. Ata thonë se BE-ja po na shantazhon, se njerëzit në Gjermani nuk kanë çfarë të hanë dhe se Serbia është ekonomikisht më e mirë se Gjermania. Ju e keni propagandën e bërë nga Qeveria me qëllim që t’i pengoni qytetarët që të bëjnë presion mbi ta për të kryer reformat që e çojnë Serbinë drejtë BE-së”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t’i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania