Besa Peja po vazhdon me konsolidimin e klubit, ku ka angazhuar dyshen e njohur të futbollit pejan, Haxhi Zekën dhe Dukagjin Gashin. Dyshja e njohur do të jenë trajner në  grupmoshat U-17 dhe U-19 dhe e ardhmja e fëmijëve pejan do të kalojë në duart e tyre. “FC Besa Peja njofton se, në vazhdimin e konsolidimit të akademisë, sot është arritur një marrëveshje për angazhimin e dy trajnerëve për grupmoshat U-17 dhe U-19". “Haxhi Zeka dhe Dukagjin Gashi do të jenë sërish së bashku, por tani në një rol të ri: në duart e tyre do të kalojnë djemtë e rinj të këtij qyteti, të cilët do të bëhen bartësit kryesorë të së ardhmes sonë”.  “Ky hap tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të talenteve lokal dhe është një garanci për një të ardhme të ndritur për klubin tonë. 100 herë Besa, Besë!”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/  

telegrafi sport app