LAJMI I FUNDIT:

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj dhurojnë 5 milionë lekë dhe paratë e biletave të “Falco” për rindërtimin e shtëpive në Bubq

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj dhurojnë 5 milionë lekë dhe paratë e biletave të “Falco” për rindërtimin e shtëpive në Bubq
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Me mijëra shtëpi dhe pallate janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit që ndodhi në Shqipëri, ndërkohë që banesat e dëmtuara janë kryesisht në Durrës, Pezë të Tiranës dhe në Bubq të Krujës.

Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku u intervistua sot nga Tv Klan, pasi ka disa ditë që gjendet pranë banorëve të Bubqit.

I prekur nga kjo situatë që ka kapur zonën ku ai është rritur, aktori i njohur i humorit tregoi se do të hapë një numër llogarie vetëm për donacione për Bubqin si dhe do të dhurojë së bashku me Xhensilen shumën e 5 milionë lekëve të vjetra. Gjithashtu, të gjitha fitimet e filmit më të fundit të tij “Falco” do të jenë për këtë kauzë.


Besi kërkoi edhe mbështetjen e biznesmenëve dhe dashamirësve për familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

“Unë nga sot do të hap një numër llogarie për fshatin Bubq ku çdo e ardhur që do futet dhe do jetë pjesë e kësaj llogarie do të shpërndahet për banorët e fshatit. Dashtë Zotit na gjenden afër miq, shokë, dashamirës dhe ata që janë biznesmenë që janë jashtë sepse me gjithë respektin dhe mundin që po bëhet kam përshtypjen se është një numër i madh dhe derisa të vijë radha e Bubqit këta të shkretët që janë jashtë do vazhdojnë të jenë jashtë në qiell të hapur”.

“Do përpiqem që t’i ndihmoj si bir i këtij vendi me aq sa kam mundësi. Të parët që do bëjmë donacionin kryesor jam unë me Xhensilën që do bëjmë një donacion prej 5 milionë lekësh të vjetra dhe të gjitha fitimet e biletave nga filmi Falco që do jenë për të gjithë javën do futen atje”, u shpreh Bes Kallaku.

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori