Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë tashmë mund të përfitojnë nga një program i ri i BE-së dhe BERZH-it për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në tregjet vendore dhe rajonale. Programi, i cili u prezantua sot në Prishtinë, ju ofron ndërmarrjeve të pranueshme një pakete me kredi, grante për investime dhe asistencë teknike.
25 milionë euro janë ndarë për dy bankat partnere komerciale, Bankën për Biznes dhe Procredit Bank në Kosovë, dhe do të kombinohen me një paketë të asistencës teknike dhe granteve për investime prej më shumë se 5 milionë euro nga BE në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para-Anëtarësimit (IPA). NVM-të mund t’i përdorin fondet për të përmirësuar kapacitetet dhe proceset e tyre të prodhimit si dhe cilësinë e produkteve, përmes implementimit të standardeve të BE-së për mbrojtjen e mjedisit, sigurisë dhe cilësisë.
NVM-të në Kosovë përfaqësojnë 99.8 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara dhe gjenerojnë afërsisht 75 për qind të punësimit në vend. Megjithatë ato shpesh vuajnë nga mungesa e konkurrueshmërisë dhe e qasjes në financa, dhe kontributi i tyre në eksport është vetëm rreth 5-6 për qind.
Shefi i BERZH-it për Kosovën, Neil Taylor, tha se, “jemi të bindur se ky program i ri do ta përmirësojë qasjen e bizneseve të vogla në financimin e nevojshëm. Kombinimi i financimit dhe i asistencës teknike do të shtyj këto ndërmarrje për ta përmirësuar më tej performancën e tyre. Kemi parë sa i suksesshëm është ky program në vende të tjera, dhe ne jemi të kënaqur që i përkrahim edhe NVM-të në Kosovë”.
Ndërsa, shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se, “sot është një ditë e madhe për bizneset e Kosovës! Për të përmbushur sfidat në tregun e përbashkët evropian, bizneset kosovare do të gëzojnë qasje në kredi me kosto të përballueshme që mund t’i përdorin për investime në teknologji të reja dhe përmirësime të kapaciteteve. Si rezultat i programit, ndërmarrjet kosovare do të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese, do të prezantojnë produkte të reja dhe do të zgjerojnë konkurrueshmërinë e tyre në tregjet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare. Shpresoj në histori suksesi të bizneseve të Kosovës që përfitojnë nga ky program”.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, u shpreh se, “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka në fokus mbështetjen e prodhuesve vendor, ndërmarrjeve që kanë potencial rritjen e eksportit duke zëvendësuar importin për ta përmirësuar bilancin tregtar të Republikës së Kosovës. Po ashtu rëndësi të veçante po i japim kompanive që të krijojnë sa më shumë vende të reja të punës, duke avancuar standardet evropiane dhe implementimin e tyre në kompani vendore. Falënderojmë Bashkimin Evropian për ndihmën dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që po vazhdon mbështetjen për MTI-në dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
BERZH ka filluar të investojë në Kosovë në vitin 1999. Deri më sot, në Kosovë Banka ka nënshkruar 63 projekte me vëllim neto të investimeve kumulative prej 366 milionë euro. Kosova është bërë anëtare e BERZH-it dhe vend i operacioneve në dhjetor 2012. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht