Bernardo Silva arriti të konkretizojë katër driblime me futjen e topit mes këmbëve në fitoren vendimtare 3-0 të Manchester Cityt në shtëpi ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve të martën.

Skuadrat e Pep Guardiolës u afruan një hap më afër gjysmëfinales pas paraqitjes së tyre të shkëlqyeshme në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Etihad.

Rodri (27’) e theu ngërçin në pjesën e parë me një superol ndërsa pas tij shënuan edhe Bernardo Silva (70’) dhe Erling Haaland (76’) për t’ia siguruar fitoren.

lexo po astu

Megjithatë, një nga momentet që ka vjedhur gjithë vëmendjen e shikuesve është padyshim ai i minutës së 60-të.

Ylli portugez, Bernardo Silva ishte padyshim i paarritshëm për dy yjet e Bayern Munichut, Alphonso Davies dhe Leon Goretzka.

https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1645884344089604096

Gjatë një aksion, portugezi u përball me dyshen e Bayernit dhe i vetëm arriti të dalë nga situata duke kompletuar katër herë driblimin me futjen e topit mes këmbëve.

Pasi mori topin nga e djathta, ylli 28-vjeçar i Cityt fillimisht dribloi Daviesin dhe më pas Goretzkan gjatë sulmit të tij në zonën e Bayernit.

Megjithatë, kanadezi u rikthye përsëri ta sfidojë brenda zonës me presion, por kësaj radhe e kishte edhe më keq, pasi Bernardo “ia futi” dy herë topin mes kembeve. /Telegrafi/

https://twitter.com/Nilsmancity/status/1645918886041141248

telegrafi sport app