LAJMI I FUNDIT:

Bernardo Silva ka vendosur të largohet nga Man City: Tre klube të mëdha pas asit portugez

Bernardo Silva ka vendosur të largohet nga Man City: Tre klube të mëdha pas asit portugez

E ardhmja e Bernardo Silvas duket se është larg Manchester Cityt, por ylli portugez do të vazhdoj të mbetet pjesë e futbollit evropian.

Mesfushori portugez, është duke kërkuar një ndryshim ambienti dhe një stil jetese ndryshe nga ai anglez, dhe kjo ka bërë që ai të tërheq interesimin e tre top klubeve evropiane.

Me një karrierë të jashtëzakonshme në Manchester City ku ka luajtur pothuajse 350 ndeshje dhe ka kontribuar në pesë tituj të Ligës Premier  dhe një të Ligës së Kampionëve, Silva është bërë një element kyç në suksesin e ekipit nën drejtimin e Pep Guardiolas.


Ka një klauzolë largimi në verë, mësohet se ku do të transferohet Bernardo Silva
Lexo po ashtu Ka një klauzolë largimi në verë, mësohet se ku do të transferohet Bernardo Silva

Pavarësisht rëndësisë së tij, 29-vjeçari duket i vendosur për të kërkuar horizonte të reja në fund të këtij sezoni.

Ndër klubet e interesuara për të blerë shërbimet e Bernardo Silvës janë Real Madrid, Barcelona dhe gjiganti francez Paris Saint Germain.

Agjenti i futbollistit, Jorge Mendes ka qenë në bisedime me Barcelonën për mundësinë e një transferimi, ndërsa në Spanjë raportohet se interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Real Madrid. Nga ana tjetër, PSG vlerëson se Silva do të ishte një përforcim i vlefshëm si në mesfushë ashtu edhe në krahun e djathtë të sulmit.

Lojtarin që e do Barcelona, Jorge Mendes ia ofron Real Madridit
Lexo po ashtu Lojtarin që e do Barcelona, Jorge Mendes ia ofron Real Madridit

29-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 50 milionë funteve (58 milionë euro), shumë që nuk përbën problem për tre skuadrat që janë vënë pas tij.

Reprezentuesi portugez këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat ku ka kontribuar me 10 gola dhe pesë asistime me fanellën e Manchester Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori