LAJMI I FUNDIT:

Bernard Berisha e fillon për mrekulli kampionatin në Rusi, shënon gol dhe Akhmat i ik fundit

Bernard Berisha e fillon për mrekulli kampionatin në Rusi, shënon gol dhe Akhmat i ik fundit

Bernard Berisha e ka nisur për mrekulli kampionatin rus pas pauzës tre mujore.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar gol në fitoren e madhe që skuadra e tij e arriti si mysafir tek Krylya 2-4.

Berisha ishte në fushë nga minuta e parë së bashku me reprezentuesin e Shqipërisë, Odise Roshi.


Pikërisht bashkëpunimi i dy shqiptarëve në minutën e 69-të ishte shumë i suksesshëm, kur Roshi asistoi për pejanin i cili shënoi nga afërsia golin e katërt për skuadrën e tij.

Për Berishën ky ishte goli i tretë në këtë kampionat, teksa Roshi deri më tani ka shënuar pesë gola.

Akhmat mori një fitore të madhe në udhëtim te Krylya, pasi me këtë tre pikësh i iku edhe fundit të tabelës.

Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara në Superligën e Rusisë, Akham zë pozitën e 13-të në tabelë me 23 pikë të tubuara.

Ndeshjen e ardhshme Bernard Berisha dhe Odise Roshi me bashkëlojtarët e tyre presin Sochin në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori