Gjatë afatit kalimtar të verës, talenti Marc Bernal refuzoi dy oferta tërheqëse, duke zgjedhur të qëndrojë te Barcelona.

Rreth dhjetë ditë më parë, Bernal pati mundësinë të luante nëntë minuta në ndeshjen ndaj Valencias, duke e shënuar rikthimin pas një dëmtimi të rëndë që pësoi më 27 gusht 2024 kundër Rayo Vallecano.


Gjatë periudhës së gjatë të rikuperimit, mesfushori nuk kaloi pa thashetheme. Disa klube, të vetëdijshme për potencialin e tij, tentuan ta transferojnë atë.

Një nga klubet që shfaqën interes ishte Chelsea. Sipas Mundo Deportivo, Blues i ofruan Bernalit një kontratë afatgjatë me mundësinë e huazimit te Strasburgu për sezonin e parë, që të rikuperonte ritmin konkurrues.

Megjithatë, Bernal ishte i vendosur: ëndrra e tij ishte të luante për Barcelonën. “Që kur ishte i vogël, ai e kishte pritur këtë moment, të cilin një dëmtim e vonoi”, shpjegon gazeta katalunase.

E njëjta arsye e shtyu të refuzonte edhe ofertën nga Al-Nassr. Pavarësisht miliona dollarëve që iu ofruan, sauditët nuk arritën ta ndryshonin mendjen e lojtarit.

Tani, Bernal përballet me sfidën e fitimit të famës te Barcelona, në një ekip të konsoliduar dhe që po shfaq progres të qartë këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app