LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës, u largova nga salla e Kuvendit për të përfaqësuar kombin shqiptar

Berisha: Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës, u largova nga salla e Kuvendit për të përfaqësuar kombin shqiptar

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha la sallën e Kuvendit, ku po zhvillohej mbledhja e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në momentin që nisi fjalën Edi Rama.

Berisha tha se nuk mund ta duroj faktin se në atë parlament po fliste njëri nga dy armiqtë kryesor të shqiptarëve deri më sot, shkruan Top Chanel.


“Sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë të Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandar Vuçiq, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiqin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë”, tha Berisha.

“Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandar Vuçiqin. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiqit, ai kërcënon me luftën e Vuçiqit. Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar”, përfundoi ai.

Kurse, gjatë kohës sa ai ishte prezent në mbledhje, është kujdesur që ta thumbojë me statuse në Facebook, kryeministrin Edi Rama.

Berisha publikoi fotografi të Ramës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe  ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Të kam xhan dhe avokati i Rusisë së vogël pritet me dashur në Moskë”, ishin mbishkrimet që Berisha u bëri fotografive të publikuara në Facebook, transemton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori