LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Opozita nuk duhet të propozojë emra për president, konsultimet e PS-së janë farsë

Berisha: Opozita nuk duhet të propozojë emra për president, konsultimet e PS-së janë farsë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha sot se procesi i konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri nuk është transparent.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha e cilësoi ‘farsë’ sjelljen e kryeministrit Edi Rama me grupin e Partisë Socialiste duke shtuar se të njëjtën gjë po tenton të bëjë me opozitën.

“Dini gjë cilin kandidat kanë propozuar deputetët e PS? Ata mund të kenë propozuar 40 emra, por ai (Rama) do të zgjedhë atë që do, ndaj procesi ishte sekret”, tha ai.


Berisha pranoi se shumica i ka votat për ta zgjedhur presidentin, por me këtë sjellje tha ai, ‘Rama po poshtëron grupin e PS dhe shoqërinë civile’.

PS nis procesin e propozimeve për presidentin e ri, Rama: Shqipërisë i duhet një president normal, e kundërta e Metës
Lexo po ashtu PS nis procesin e propozimeve për presidentin e ri, Rama: Shqipërisë i duhet një president normal, e kundërta e Metës

Ai tha se opozita nuk duhet të propozojë emra për president në një kohë kur nuk i ka votat.

“Ka ide por sa racionale është? Mund të propozosh kur ke votat por kur nuk i ke është të tallesh me veten”, tha Berisha.

Për debatin brenda PD, Berisha tha se nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar.

“Do të mblidhet Kongresi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, do të zgjedhë nënkryetarin. Unë nuk e njoh atë (Alibeajn)”, tha Berisha.

“Në mbledhjen e grupit, theksova se opozita nuk mund të përfaqësohet me të emëruar nga Taulant Balla. PD-ja nuk do ta njohë një praktikë të tillë”, shtoi Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri deklaroi se nuk i njeh vendimet e kaluara për përjashtimet nga PD dhe pjesëmarrja e tij në mbledhje tha ai, e dëshmon këtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori