LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Ministria e Shëndetësisë na poshtëroi duke pranuar teste dhuratë nga Serbia

Berisha: Ministria e Shëndetësisë na poshtëroi duke pranuar teste dhuratë nga Serbia

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës pandemike me Covid-19.

Ish zëvendësministri i Shëndetësisë në Qeverinë Haradinaj, Berisha ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është zëdhënës i Qeverisë, por ai duhet të marrë vendime e të implementojë politika për ta tejkaluar sa më lehtë këtë situatë.

Sipas Berishës, tani mashtrimit e reklamimit ka filluar t’i bie fasada.


“Mashtrimit, reklamimit dhe paketimit të fasaduar ka fillu t’i bie fasada. Ministria e Shëndetësisë dhe ministri nuk e kanë detyrë primare të tyre informimin e popullatës me masa mbrojtëse, dhënien e statistikave të të infektuarëve me virusin Covid- 19, si dhe edukimin e popullatës se si të sillet në këtë kohë pandemie. Ministri nuk duhet ta luaj rolin e zëdhenësit të ministrisë dhe zëdhënësve të Institucioneve Shëndetësore. Qysh në fillim të kësaj, në vend që të mirreshin me furnizime me materiale mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe të mobilizonin kapacitetet e përgjithshme profesionale që ka Kosova, si mikrobiologë, epidemiologë dhe infektologë, më shumë u interesonte të mirreshin me konferenca për shtyp. Në vend që të siguronin furnizime me materiale të nevojshme për testim, mburreshin duke u reklamuar se si janë më të mirët jo vetëm në regjion por edhe më gjërë”, ka shkruar Berisha në një reagim të tij.

Berisha ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka mashtruar popullatën se është furnizuar me 7,000 teste laboratorike, kur në të vërtetë po del se ishin vetë 2,100 sosh.

Përveç tjerash, e ka kritikuar Qeverinë edhe që ka pranuar teste donacion nga erbië, duke e quajtur poshtërim për Kosovën.

“Mashtruan popullatën se janë furnizuar me 7000 teste e po del që ishin furnizuar vetëm me 2100 sosh. Për shkak të menaxhimit jo të mirë dhe presionit publik për nevojën e rritjes së numrit të testimeve dhe numrit jo të mjaftuar të testeve në dispozicion, na poshtërojnë duke kërkuar donacion nga Serbia dhe duke u munduar ta shesin si shprehje e vullnetit të mirë. Serbia kurrë nuk ka pasur dhe nuk ka vullnet të mirë ndaj Kosovës. Kosova do ta kalojë këtë pandemi me pasoja sa më të vogla, falë popullatës së re që ka, falë punës se palodhshme të punëtorëve shëndetësorë, falë dëgjimit dhe zbatimit të sygjerimeve të ekspertëve shëndetësorë, rekomandimeve të OBSH-së dhe qarkullimit jo të madh ndërkombëtar që ka Kosova me vendet tjera”, ka shkruar ai në fund.

ëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti ka deklaruar të premten se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 teste për koronavirus.

Kosova pranon njëmijë teste për COVID-19 nga Serbia
Lexo po ashtu Kosova pranon njëmijë teste për COVID-19 nga Serbia

Ai shtoi se Kosova do t’i sigurojë edhe 2,000 teste nga një marrëveshje e mëhershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori