LAJMI I FUNDIT:

Berisha komenton deklaratën e Ramës në Forumin e Bledit: E pacipë dhe e turpshme!

Berisha komenton deklaratën e Ramës në Forumin e Bledit: E pacipë dhe e turpshme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar kryeministrin Rama si një të pacipë, lidhur me deklaratën që mbajti në Samitin e Bled-it në Slloveni.

Berisha shkruan me anë të një postimi në rrjetet sociale se Rama deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bled-it se nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.


Për Berishën, kjo është një deklaratë e pacipë dhe e turpshme. Kryeministri Edi Rama, përcolli mesazhin që BE-ja nuk duhet të anëtarësojë Ukrainën dhe të lërë pas Ballkanin Perëndimor.

“Një hokatar i pacipë dhe i pakripë! Të dashur miq, Në pozitën e një hokatari të pacipë dhe të pakripë Edi Rama, për të shprehur pakënaqësinë e tij, për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.

Kjo është një deklaratë e pacipë, e turpshme. Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindëra mijëra bijve dhe bijave të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.

Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre. Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama!”, ka shkruar Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori