LAJMI I FUNDIT:

Berisha kërkon një minutë heshtje për anëtarin e MEK: Ndjehem sot muxhahedin

Berisha kërkon një minutë heshtje për anëtarin e MEK: Ndjehem sot muxhahedin

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar sot tensionet në kampin e muxhahedinëve në Manzë pas kontrolleve nga Policia e Shtetit.

Për një person që vdiq brenda kampit, Berisha fajëson policinë, ndërsa kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.


“Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie”, u shpreh Berisha.

Zbardhet dosja, muxhahedinët në kampin e Durrësit dyshohet se kryen sulme kibernetike në drejtim të Iranit
Lexo po ashtu Zbardhet dosja, muxhahedinët në kampin e Durrësit dyshohet se kryen sulme kibernetike në drejtim të Iranit

“Të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm, që e vranë në bukë të vet këta të pabesë, që e vranë në shtet të vet këta të pabesë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij”, shtoi ai.

Thirrjes për një minutë heshtje i është bashkuar një grup i vogël deputetësh që mbështesin Berishën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori