LAJMI I FUNDIT:

Bëri tejkalim në vijë të plotë, gjobitet qytetari nga Gjilani

Bëri tejkalim në vijë të plotë, gjobitet qytetari nga Gjilani
Foto: Ilustrim

Shoferi i një veture i cili ka tejkaluar në vijë të plotë është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj.                                                                                                                                                                                                 

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, informacioni për këtë shkelje të trafikut rrugorë ka ardhur falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë përmes e-mail adresës zyrtare të Policisë së Kosovës.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në rrugën për fshatin Velekincë, ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.


Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori