LAJMI I FUNDIT:

Berbatov: Liverpooli e meriton plotësisht titullin e Ligës Premier këtë sezon

Berbatov: Liverpooli e meriton plotësisht titullin e Ligës Premier këtë sezon

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, ka thënë se Liverpooli e meriton titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Sezoni është pezulluar tash e disa javë shkaku i përhapjes së madhe të coronavirusit, ndërsa data e rifillimit do të jetë nën ‘rishikim të vazhdueshëm’.

Liverpooli, i cili ka një avantazh prej 25 pikësh ndaj kampionëve aktual të Manchester Cityt dhe me vetëm nëntë ndeshjeve të mbetura, kanë nevojë për gjashtë pikë të tjera për të garantuar fitimin e titullit të tyre të parë në 30 vjet.


Sezoni i Ligës Premier është pezulluar pafundësisht për shkak të coronavirusit, nuk ka datë zyrtare për rikthim
Lexo po ashtu Sezoni i Ligës Premier është pezulluar pafundësisht për shkak të coronavirusit, nuk ka datë zyrtare për rikthim

T’i jepet titulli ose jo, ka krijuar shumë debat në Angli dhe gjetiu, ndërsa i fundit që ka folur për këtë është një ish-sulmues i Unitedit.

Bëhet fjalë për bullgarin Berbatov, i cili mendon se rivalët e urryer të Unitedit, Liverpooli e meriton titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Ilkay Gudogan thotë se Liverpooli e meriton të shpallet kampion i Ligës Premier
Lexo po ashtu Ilkay Gudogan thotë se Liverpooli e meriton të shpallet kampion i Ligës Premier

“Njerëzit po sugjerojnë t’i japin titullin Liverpoolit dhe sinqerisht ata e meritojnë, pasi ashtu siç kanë luajtur, askush nuk do t’i kapte ata” ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.

“Me mënyrën se si ata luajnë ndeshjen e tyre, futbollin që prodhuan dhe sa larg janë përpara, ata e meritojnë plotësisht titullin këtë sezon”, përfundoi bullgari, i cili shënoi 56 gola në katër sezone për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori