Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, pas dështimit në garën brenda partisë së tij për t’u kandiduar për kryetar të Prishtinës, i është falënderuar strukturave të partisë dhe përkahësve, të cilët e kanë mbështetur në këtë garë.
Beqiri, përmes një postimi në Facebook, thotë se “Përkundër faktit që kisha vullnetin, gatishmërinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë, më vjen keq që pas një votimi të fshehtë, (hera e parë në Kryesinë e LDK-së) nuk e kam mundësinë të garoj, të fitojmë dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj, ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës”.
Postimi i plotë i Beqirit:
“Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Të respektuara struktura të Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Prishtinë
Dëshiroj qe publikishit të ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë të jem Kandidat i mundshëm për Kryetar të Prishtinës,të jem zëri juaj përfaqësues nga rradhët e LDK-së.
Veçmas falenderoj Degën e I-rë,Nëndegët,Forumin e Gruas,Forumin Rinor dhe anëtarsinë e Degës time,që kanë bërë propozimin për Kandidat.
Po ashtu falenderoj edhe strukturat e 4 Degëve dhe Nëndegëve tjera të Prishtinës.
Përkundër faktit që kisha vullnetin, gatishmërinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë, më vjen keq që pas një votimi të fshehtë, (hera e parë në Kryesinë e LDK-së)nuk e kam mundesin të garoj, të fitojm dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj,ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës.
Unë vazhdoj të jem një anëtarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-së së Ibrahim Rugoves,i Degës së I-rë Kodra e Trimave(e di qe jeni lënduar,zhgenyer e shqetësuar,por edhe këtë situatë duhet ta tejkalojm bashkë,për hirë të LDK-së).
Do të punoj ashtu siç kam punuar për 27 vite për të mirën e LDK-së,për suksesin e LDK-së,përkundër sfidave që i kam pasur dhe mund ti kem.
Do të punojm si gjithmonë dhe dashtë zoti të kemi rezultate pozitive edhe në këto zgjedhje të 22 Tetorit,ta fitojm Prishtinën tonë dhe shumë Komuna të tjera. I.Beqiri” (sic.), ka shkruar Beqiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë