LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Zhvillimi i bujqësisë ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik

Beqaj: Zhvillimi i bujqësisë ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj të përkrah bujqësinë dhe do të angazhohet për krijimin e kushteve sa më të volitshme për zhvillimin e kësaj dege ekonomike, ka thënë sot ministri i Financave Besim Beqaj gjate vizitës së Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale, në Qendrën e Panaireve ne fshati Bërnicë – komuna e Prishtinës i cili me vite organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ministri Beqaj ka vlerësuar lartë produktet e ekspozuara në Panair dhe ka thënë se ato janë argument i fortë se edhe në Kosovë, me punë dhe angazhim të fermerëve dhe industrisë përpunuese, si dhe me përkrahjen e institucioneve të vendit mund të sigurohen produkte të cilat mund të zëvendësojnë me sukses si për nga kualiteti ashtu edhe për nga sasia importet e deritashme të produkteve bujqësore.


Ai ka ripërsëritur se Qeveria e Republikës se Kosovës e sheh zhvillimin e bujqësisë si njëri ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe në këtë drejtim ka ndërmarr masa të shumta stimuluese siç janë: heqja e TVSH për produktet primare bujqësore, lirimi i pagesës së taksave doganore për pajisje për prodhimtari, heqja e taksës për një numër të konsiderueshëm të lëndës së parë dhe gjithashtu Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo vit është duke i shtuar subvencionet që janë duke iu dhënë bujqve drejtpërdrejtë.

I pari i Ministrisë se Financave ka thënë se institucionet e vendit do të vazhdojnë angazhimin permanent në krijimin e kushteve sa më të mira të bërit biznes. /Telegrafi/