LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Duhej të pranohej propozimi i QUINT-it për zgjedhjet e Serbisë – Kurti ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është produkt i ndërkombëtarëve

Beqaj: Duhej të pranohej propozimi i QUINT-it për zgjedhjet e Serbisë – Kurti ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është produkt i ndërkombëtarëve

Këmbëngulja e Qeverisë së Kosovës që për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në vendin tonë, Qeveria e Serbisë t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me një kërkesë zyrtare, ka nxitur reagime.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë po shihet si jokushtetuese edhe nga njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj.


Beqaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto zgjedhje janë shkelje kushtetuese, ngjashëm siç janë edhe strukturat paralele në veri të vendit.

“Dilemë s’ka, zgjedhjet janë shkelje kushtetuese, sikurse qe janë shkelje kushtetuese edhe strukturat paralele. Përgjigjja se a do të duhej të lejoheshin ndërlidhet nga fakti sesa është shtet i Kosovës produkt i Kosovës e sa i faktorëve ndërkombëtarë, veçmas SHBA-ve”, tha Beqaj.

Kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur se zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill do të mund të mbaheshin vetëm nëse paraprakisht do të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

“Zgjedhjet serbe në Kosovë do të jetë e mundshme vetëm pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto janë zgjedhje të një shteti tjetër, jo të Kosovës”, tha Kurti.

Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Kurti: BE-ja nuk ishte e lumtur që nuk pranova vetëm letër-shkëmbim mes zyrtarëve ndërlidhës
Lexo po ashtu Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Kurti: BE-ja nuk ishte e lumtur që nuk pranova vetëm letër-shkëmbim mes zyrtarëve ndërlidhës

Për këto deklarata të kryeministrit Kurti, Beqaj thotë se kryeministri nuk po tenton të kuptojë se pavarësia jonë varet më shumë nga faktorët ndërkombëtarë, sesa nga vet ai.

“Mendoj se Kurti s’po dëshiron të kuptoj se pavarësia jonë më shume varet nga faktorët  ndërkombëtarë ,veçmas SHBA -ve, sesa nga Kurti. Ne jemi shtet i pavarur, konsolidimi dhe ekzistenca e të cilit varet nga faktorët ndërkombëtarë më shumë sesa nga pushtetet kosovare”, u shpreh Beqaj për Telegrafin.

Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, 22 mars, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e Serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

Për këtë deklarim të BE-së, Kurti u shpreh se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk ka pranuar që gjithçka rreth mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të përmbyllet përbrenda një letre shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.

Ndonëse BE-ja nuk shpalosi detaje se për çfarë propozimi bëhet fjalë, njohësi i çështjeve politike Belul Beqaj tha për Telegrafin se do të mund të ishte një propozim që ka nënkuptuar një kompromis ku nuk përmendet shteti i Kosovës.

“Mendoj se propozimi ka nënkuptuar një kompromis që nuk e ka përmend shtetin e Kosovës. Për mua më të rëndësishëm janë propozuesit (QUINTI) se sa propozimi i tyre. Shi për këtë do të duhej të përfillej propozimi i tyre, ngase pa ta nuk do të konsolidohet shteti i Kosovës , nuk do të arrihet njohja e Serbisë dhe anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare”, tha Beqaj.

Lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, kanë reaguar sot edhe vendet e QUINT-it, duke thënë se Kosova është ajo që vendos, por thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i.

Refuzimi i propozimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, vendet e QUINT-it me deklaratë të përbashkët
Lexo po ashtu Refuzimi i propozimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, vendet e QUINT-it me deklaratë të përbashkët

“Ne e pranojmë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës që të vendos nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendi tjetër. Ne e vlerësojmë gatishmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të tregoj përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare. Një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet tona dhe do të cenojë aspiratat e tyre evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUIN-it.

Ndryshe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën, në një aktivitet parazgjedhor, se “Qeveria e Kurtit kërkon nga Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të lejohen zgjedhjet”, të cilat mbahen më 3 prill.

Vuçiq tha se përfaqësuesit e QUINT-it i kanë thënë se kanë bërë maksimumin, por se nuk kanë arritur ta bindin Kurtin që të organizohen zgjedhjet serbe në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media të mbajtur sot,  ka thënë se ka informacione se në veri po përgatiten protesta.

Kurti tha se aspak nuk lë shije të mirë që mbrëmë në Beograd mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, kurse sot në mëngjes lëshohen thirrje për protesta në një shtet tjetër.

“Unë e pash mbrëmë që është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Beograd. Sot me erdhi informacioni që po përgatitën protesta për pasnesër, unë nuk mendoj që protestat janë të nevojshme”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori