LAJMI I FUNDIT:

Beqaj dhe Schmit pajtohen për bashkëpunim në fushën e kompetencës profesionale dhe teknologjisë informative

Beqaj dhe Schmit pajtohen për bashkëpunim në fushën e kompetencës profesionale dhe teknologjisë informative

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në takim me ambasadorin jo rezident të Luksemburgut, Paul Schmit, u pajtuan për bashkëpunim në fushën e kompetencës profesionale dhe teknologjisë informative

Takimi i përbashkët i ministrit Beqaj dhe ambasadorit Schmit kishte karakter informues, si dhe shqyrtim i mundësive për bashkëpunim në mes të Luksemburgut dhe Kosovës në fushën e teknologjisë informative dhe shfrytëzimi i potencialit të sektorit privat për shkëmbime tregtare, krijimi dhe zhvillimi i politikave që arsimi dhe shkenca t’i shërbejnë inovacionit dhe përmes tij të hapen mundësitë për zhvillim ekonomik.

“Bashkëpunimi në fushën e kompetencës profesionale të rinisë kosovare të sektorit të teknologjisë informative dhe shfrytëzimi i potencialit të sektorit privat për shkëmbime tregtare, janë disa nga pikat për të cilat u pajtuam me ambasadorin jo rezident të Dukës së Madh të Luksemburgut për Kosovë, Paul Schmit”, tha ministri Beqaj, përcjell Telegrafi.


Temë e takimit ishte edhe mundësia e hapjes së një qendre të përbashkët të kompetencës për teknologji informative në kuadër të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë që do të themelohet në Prishtinë.

Duke qenë se Luksemburgu e ka shumë të zhvilluar arsimin profesional dhe zhvillimin e kompetencave në shërbim të tregut të punës dhe konkurrencës profesionale, ministri Besim Beqaj është shprehur i interesuar edhe për marrjen e përvojave të tilla dhe të ngjashme, për zhvillimin e ekonomisë, bazuar në potencialin e Kosovës, që është rinia e vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

Kalo në kategori