Ben-Hur, John Lennon, Marlon Brando e Mahatma Gandhi – emrat e çuditshëm të lojtarëve brazilianë

Duhet të jetë e vështirë të bëhesh një futbollist i famshëm në Brazil, e jo më deri në atë pikë sa të vijnë oferta joshëse nga Evropa. Fatmirësisht, në Brazil nëse zgjedh një pseudonim që be në sy, ndonjëherë shpërblehesh me një kontratë evropiane, ka ndodhur edhe më parë.
“Ndër vite, njerëzit njiheshin nga emri apo pseudonimi,” shprehet Alex Bellos, autori i Futebol, the Brazilian Way of Life. “Pseudonimet janë të lezetshëm, dhe brazilianët i pëlqejnë shumë”, ka thënë ai, transmeton Telesport.
Përveç Pele, Kaka apo Hulk që njihen nga të gjithë, ka disa emra të çuditshëm dhe ndonjëherë qesharakë në listën e kampionateve braziliane. Merrni për shembull Lynneeker Nakamuta Paes de Albuquerque, një sulmues i ri me origjinë japoneze.
Marcus Bambam
Pse të lodhesh duke bërë emër kur quhesh Marcos Antonio Simao Pereira kur mund të adaptosh një emër të një prej personazheve të filmit të famshëm “Flinstones”? Pasi vuajti të shpërthente në vendlindje, 22 vjeçari Bambam shkoi në Greqi në vitin 2013, ku luajti me ekipet e kategorisë së dytë Ergotelis dhe Apollon Smirnyi. Mbase duhet të kishte zgjedhur emrin Fred.
Pikachu
Glaybson Yago Souza Lisboa, një simpatizant i kartonëve Pikemon kur ishte i vogël, njihet me emrin e futbollit Yago Pikachu. Si shumë mbrojtës brazilianë përpara tij, Pikachu është më i mirë në fazën ofensive duke shënuar më shumë se 40 gola në tri sezonet e fundit për Paysandu duke u bërë i famshëm sidomos me goditjet e tij të dënimit.
John Lennon
Disa tifozë të çmendur të klubit brazilian Botafogo dhe Beatles mendojnë se kënga e kënduar në 1974 nga John Lennon, “Walls and Bridges”, e xhiruar duke veshur bluzën bardhë e zi të klubit, ka ardhur pasi ai u bë tifoz me ekipin gjatë vizitës në Rio de Janeiro. Mbase kjo ka ndikuar te emri i John Lennon Silva Santos. Por, kur vjen puna për futboll, mbase sa i ka shtuar më shumë presion vetes pasi Lennon nuk ka arritur të kthehet në një lojtar i rëndësishëm duke u huazuar së fundmi te Atletico Goianiense.
Ben-Hur
Mesfushori i lëvizshëm Ben-Hur Moreira Peres ka luajtur për plot 12 klube braziliane gjatë karrierës së tij. Por megjithëse ka një emër shumë tërheqës, me siguri që nuk do të mbahet mend për mirë te Uniao Sao Joao, Novo Hamburgo apo Trindade Atletico Clube.
Argelico F*cks
Lojtari më i turpshëm që ka përfaqësuar Brazilin, megjithëse mbase nuk është faji i tij – pasi ai nuk e ka zgjedhur mbiemrin e tij. I njohur ndryshe si Argel, momenti më i bukur i lojtarit erdhi kur Eurosport shpalli lajmin se do të transferohej te Benfica në 2001, ku fitoi më pas titullin kampion. Pasi i dha fund karrierës në Kinë në 2007, Argel ka vazhduar të jetë pjesë e futbollit si trajner.
Marlon Brandao
Megjithëse ka një emër ambicioz, karriera e Marlon Brandao – megjithëse kaloi shumicën e kohës duke luajtur në kategorinë e parë portugeze – nuk arriti suksesin që ka emri i tij. Ai nuk është iv etmi Marlon Brandao, një tjetër brazilian me të njëjtin emër luan në kategorinë e dytë të Hong Kongut.
Mahatma Gandhi
Mesfushori brazilian mahatma Gandhi Heberpio Mattos Pires – njihet nga të gjithë thjesht Mahatma Gandhi – por nuk duhet të ngatërrohet me të madhin Gandhi. Gandhi brazilian luan në kategorinë e dytë braziliane. Ai ka luajtur në një ekip me John Lennon dhe Carlos Adriano de Souza Cruz – i njohur ndryshe si “Michael Jackson”.
Mosquito
Një nga talentet më premtues, Thiago Rodrigues da Silva – ose Mosquito – raportohet se ka tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Juventus pas disa paraqitjeve të mira me ekipet e moshës së Brazilit. 19 vjeçari momentalisht luan te Vasco da Gama, por pritet që të shpërngulet në Evropë së shpejti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët