Nga: Ilir Metaj
Zemra e kujt e njohu u copëtua. Po kaq. Nuk e ndihmuam dot të fitonte. E lamë pa përpjekje në krahët e vdekjes. Ben Bajo na la. Biçikleta e tij e vjetër nuk do rrëshqasë më në nxitimin e heshtur drejt Ateliesë.
Ben Bajo nuk është më. Do na mungoje përshëndetja e tij me njërën dorë mbi timonin e shkujdesur të biçikletës.
Ditëve tona do u mungojë siguria që, për fat, kemi një mik të mirë me zemër të madhe, është Ben Bajo. Sepse ai nuk është më dhe bashkë me të nuk është më siguria e mikut të mirë, atij që të gjendet në orën tënde të vështire.
Atij nuk ju gjend një mik si vetja e vet, që të jepte pa pritur të merrte. Që gëzohej kur të jepte, por gjithmonë harronte të merrte.
Po ky ishte njeriu i rrallë Ben Bajo. Por ndoshta i tille ishte vetëm për ata që patën fatin ta njohin. Them ta njohin vërtet, jo thjesht të shfaqen sikur e njohin.
Por nëse flasim për skulptorin Ben Bajo, këtu duhet folur ndryshe. Ben Bajo skulptor është pasuri e rrallë kombëtare. Kush e di sa vjet do i duhen kësaj tokë të nxjerre një tjetër si ai.
Beni skulptor ishte diamant nga ata që dalin rrallë në drite, nga ata që e bëjnë një vend më të pasur.
E pra, ai skulptor nuk është me dhe kjo e bën Shqipërinë tonë akoma më të varfër. Turp për këtë vend, që melhemet i përdor për të shëruar dallkaukët që mbijnë për 24 orë 140 cope përnjëherë.
Kaq të shumte sa nuk mbetet kurrë ndonjë karrige bosh, në balluke të ngjyera apo me kaçurrela prej uiski. Mbijnë sa hap e mbyll sytë. Për ata kjo tokë ka plot melheme, i shëron brenda e jashtë vendit dhe i paguan me flori.
Po për Ben Bajo skulptorin, që nuk e bën më nena kushedi për sa dekada, për atë nuk pati asnjë melhem, nuk mbeti asnjë kacidhe për të tentuar të fitonte mbi vdekjen.
Ben artisti i madh, Beni i ateliesë plot, Beni i ekspozitave të vetme të skulpturës në këtë vend të zhuritur për të bukuren, nuk është më.
Iku pa na qortuar për çfarë jemi, por duke na vënë përpara pasqyrën të shohim vetë çfarë jemi. Natyrisht, nëse do të jemi ende në gjendje ta dallojmë.
Por zemrën arrite të na e copëtosh Ben, o njeri i madh, o artist i madh. Të paktën mundemi të ndjejmë dhimbje dhe mungesë. Ike, por le plot vepra të jashtëzakonshme, ca në shtëpitë tona, ca në sheshe qytetesh.
Dikush përmend monumentet që do i gëzoje qyteti. Unë dua të përmend dy të jashtëzakonshmet dhe që mund t’i bëje veç ti: portreti “Era” dhe “Shëtitje në park”. Të dyja dedikuar ndjenjës tënde atërore, shpirtit tënd dhe vajzës tënde të vetme. E cili baba ka qenë në gjendje t’i japë bijës një xhevahir si këto? Askush veç teje, o i madhi Ben Bajo!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Leka-Zogu-e1737640112517-780x439.jpg)
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
![Thënie të Gëtes: Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/04/Goethe-780x439.jpg)
Thënie të Gëtes: Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!
![UBUNTU](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/Ubuntu-780x439.png)
UBUNTU
![Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Skenderbeu-2-780x439.jpg)
Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe