LAJMI I FUNDIT:

Bella Thorne zgjedh kreacionin e Valdrin Sahitit për festën e fejesës

Bella Thorne zgjedh kreacionin e Valdrin Sahitit për festën e fejesës

Aktorja e njohur Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo muajin e kaluar kishin njoftuar fejesën e tyre në Instagram.

Dje (e diel) Bella dhe i fejuari vendosën të festojnë kurorëzimin e dashurisë së tyre me fejesë në Los Angeles.

Me flokë të kuqe dhe një kurorë në kokë Bella dukej si një princeshë e vërtet, krejt kjo jo vetëm falë kurorës, por ishte fustani i saj i kuq ai që e shfaqi atë në formën më të mirë.

Të gjitha detajet mbi unazën e fejesës së Bella Thorne
Lexo po ashtu Të gjitha detajet mbi unazën e fejesës së Bella Thorne

Për fustanin në një nga ditët e saj më të rëndësishme Bella i besoi dizajnerit Valdrin Sahiti.

Foto: b3nm/Instagram

Me krah të lëshuar dhe këmbën e hapur, hiret trupore të aktores viheshin në pah në formën më të mirë.

Foto: b3nm/Instagram

Kombinuar me një çantë të kuqe dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë, veshja ishte e kompletuar në mënyrën më perfekte të mundshme.

Ndryshe, Thorne dhe Mascolo kanë bërë publike lidhjen e tyre në Instagram në vitin 2019. /Telegrafi/

Foto: b3nm/Instagram
Foto: valdrinsahitiofficial/Instagram