Ajo ka qenë shumë e kërkuar gjatë Javës së Modës në Paris, së bashku me motrën e saj, supermodelen Gigi Hadid.

Dhe Bella Hadid, 25-vjeçare, sigurisht që bëri që ta kthejnë të gjithë kokën kur doli në pistë për Stella McCartney, pasi u shfaq pa sytjena nën një kostum, të mbuluar me ca zbukurime.


Zeshkania dukej e mrekullueshme teksa bëri sfilatë me ansamblin mbresëlënës, duke e veshur vetëm me të brendshme poshtë.

63048985 11274545 Eye popping Bella Hadid 25 certainly turned heads when she walke a 102 1664793716695 Bella Hadid (Foto: Shutterstock)

Ajo mes tjerash i shtoi disa centimetra gjatësisë së saj me një palë taka të larta me rrjetë nudo.

Flokët e zeza të gjata i kishte lënë të lëshuara, ndërkohë që u shfaq tërësisht pa grim.

63048983 11274545 image a 103 1664793716696 Bella Hadid (Foto: Shutterstock)

Motra e saj më e madhe, Gigi, u fotografua gjithashtu në shfaqje, por ajo kishte veshur diçka pak më pak të dukshme - pantallona lëkure me një xhaketë kaki të përshtatshme.

Bella këto ditë mori vëmendje meqë doli nudo në sfilatë dhe dizajnerët ia krijuan fustanin në mes të skenës.

63048989 11274545 image a 52 1664791834418 Bella Hadid (Foto: Shutterstock)

Teknika e spërkatjes u zhvillua nga Fabrican, një kompani e themeluar nga stilisti dhe shkencëtari spanjoll Manel Torres. /Telegrafi/

63048987 11274545 image a 55 1664791874139 Bella Hadid (Foto: Shutterstock)

63048993 11274545 image a 60 1664792006783 Gigi Hadid (Foto: Shutterstock)