Modelja në ngritje, Bella Hadid, është duke hyrë fuqishëm në industrinë e modës.

Ajo tashmë është përfshirë në sfilatën e Victoria's Secret për vitin 2016, ndërsa ka lënë mbresa edhe me koleksionet e Dior dhe në disa evenimente të tjera të bukurisë.


Kjo ishte poza e Bella Hadid për Fendi. Kjo ishte poza e Bella Hadid për Fendi.

Njëherësh është nominuar në garën për ‘Modelen më të mirë ndërkombëtare’, çmim që do të ndahet në kuadër të Fashion Awards.

Për më shumë, ajo dëshiron të tërheqë vëmendje edhe në rrjetet sociale dhe të arrijë famën e pjesëtares së klanit Kardashian/Jenner, Kendall, të cilën e ka edhe shoqe të mirë.

Kendall Jenner kishte ‘rrënuar’ internetin me një pozë të ngjashme shumë muaj më parë. Kendall Jenner kishte ‘rrënuar’ internetin me një pozë të ngjashme shumë muaj më parë.

Një fotografi e publikuar nga Bella në Instagram është krahasuar me një pozë të ngjashme që Kendall e kishte bërë para 17 muajsh dhe që ka arritur mbi 3.6 milionë pëlqime. /Telegrafi/