Kombëtarja e Belgjikës ka fituar me rezultat të thellë 5-2 ndaj asaj të Tunizisë në ndeshjen e dytë të grupeve në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Belgjika ka arritur të bind dhe të fitojë me rezultat të thellë edhe në ndeshjen e dytë, duke mbajtur primatin e Grupit G me gjashtë pikë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Eden Hazard (6', 51'), Romelu Lukaku (16', 45+) dhe Michy Batshuayi (90') për belgët, ndërsa për Tunizinë shënuan Dylan Bronn (18') dhe Wahbi Khazri (90+).

Lojtarët më të vlerësuar të kësaj ndeshje ishin Lukaku dhe Hazard, të cilët pas dy golave të shënuara u notuan me 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin tunizian, Ali Maaloul, i cili u vlerësua me 5.2. /Telegrafi/   Belgjika:

notat belgjika 3 e1529764297696

Tunizia:

notat belgjika 4 e1529764318206

telegrafi sport app