Bekim Jashari kërkon nga politikanët në Kosovë që të jenë të kujdesshëm derisa përmendin emra nga kjo familje për postin e presidentit të ri të vendit. Por, ai nuk e përjashton mundësinë që dikush nga kjo familje të marrë përgjegjësinë e të parit të shtetit.
Në një intervistë për kp, kryetari i Skenderajt tregon edhe a do t’i bashkohet nismës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti.
Nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit, thotë se deri me tani nuk e ka kontaktuar askush për të diskutuar për postin e presidentit të Kosovës.
“Unë personalisht deri me sot jo, por as si familje, por që kjo temë tashmë është bërë tabu, por shpresoj që spektri politik te jenë me të kujdesshëm në këtë drejtim që, para se të bëjnë debate të tilla, ne mediume të ndryshme, të jenë më të kujdesshëm dhe me të sinqertë. Jo vetëm familjen Jashari por me të gjitha familjet të kenë më kujdes, dhe të bëjnë respekt, sepse është një lëndim shpirtëror, mos të them, edhe një fyerje të keqpërdoren emra të tillë të ndryshme të familjarëve, të dëshmorëve, në momente të caktuara”, ka thënë Jashari.
Megjithatë, ai thotë se në rastet kur nevojitet, familja Jashari ka guximin që të marrë përgjegjësi për vendime të tilla.
“Neve jemi deklaruar si familje që nëpër çdo periudhë të caktuar, momente të caktuara, kemi pasur guxim, kemi pasur kurajë që të marrim përgjegjësi dhe vendime të tilla. Do të presim se çfarë do të na tregojnë ditët në vazhdim. Uroj që të shkojë gjithçka qetë, po ashtu edhe i gjithë spektri politik të jenë të unifikuar, për të mirën e këtij vendi dhe popullit që jetojmë këtu”, ka thënë Jashari.
I pyetur se a do t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e parakohshme, ai deklaron se deri tani nuk ka marrë një vendim të tillë, duke e lënë të hapur këtë mundësi.
Në lidhje me vizitën e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, në Komunën e Skenderajt ditë më parë, Jashari deklaroi se u shfrytëzua vetëm për të diskutuar për problemet dhe sfidat që ka komuna që drejton.
“Deri me sot nuk ka diçka të tillë, por që kam deklaruar edhe me herët që gjithçka do të jetë e hapur, në kohën e duhur. Arsyeja e vizitës së saj ishte si fundvit, për problemet dhe sfidat që kemi si komunë e po ashtu edhe vizitën në çerdhen ‘Nëna Zahide’, në kopshtin ku janë fëmijët e vegjël, ku janë hapat e parë të rinisë”, ka thënë Jashari.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të garojë me listë të veçantë pas largimit nga LDK. Prej kohësh tashmë qarkullojnë emra të ndryshëm që mund t’i bashkohen iniciativës së saj, e njëri ndër emrat ka qenë edhe ai i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?