LAJMI I FUNDIT:

Bekim Ermeni i LDK-së: Do ta luftojmë korrupsionin e mafinë urbane (Video)

Bekim Ermeni i LDK-së: Do ta luftojmë korrupsionin e mafinë urbane (Video)

Kandidati i LDK-së për Gjakovën, Bekim Ermeni ka thënë se plani i tij strategjik për Gjakovën mbështet në disa parime.

“Këto janë disa nga parimet strategjike në të cilat bazohet plani ynë: Qeverisje e ndershme, llogaridhënia dhe transparenca, fuqizmi i gruas në vendimmarrje, mbështetja e projekteve rinore etj”, ka thënë Ermeni, në “Debat D” në RTV Dukagjini.

Ai është zotuar se do ta luftojnë korrupsionin, nepotizmin e të gjitha dukuritë e tjera negative.


“Do të punojmë dhe luftojmë me forcë korrupsionin, nepotizmin, mafinë urbane dhe të gjitha devijimet që eventualisht ndodhin dhe ndikojnë në raportin qeveri-qytetarë”, tha Ermeni. /Telegrafi/