Për shall të bukur nuk ju nevojiten shumë para!

Shalli modern dhe i thjeshtë i cili punohet shpejt. Shkon me çdo kombinim, sepse vetë e keni zgjedhur ngjyrën.


Plotësoni çdo veshje me këtë detaj të bukur dhe interesant dhe do t’ju kënaq kur e bartni, sepse vetë e keni punuar! - transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten: 2 – 4 lëmshe leshi të trashë.

Procedura:

Matni 4 pjesë të njëjta të leshit dhe ndani në lëmshe, pastaj në atë gjatësi bëni nyje në pjesën e leshit të mjaftueshme që të kalohet dora (më hollësisht shih videon).

1 258

2 131

Me ndihmën e dorës tjetër mbështillni edhe së paku 12 rrathë leshi rreth dorës, varësisht nga trashësia që dëshironi ta keni shallin.

3 95

Duke e mbajtur pjesën e leshit në një dorë, kalojeni nëpër rreth të cilin tani do ta mbështillni në dorën tjetër.

Vazhdoni procedurën e mbështjelljes së leshit nga njëra dorë në tjetrën dhe shikoni se si shalli juaj po thuret!

4 79

Shallin përfundojeni me nyja dhe do ta keni të gatshëm për të plotësuar veshjen tuaj në ditët e ftohta të dimrit!