LAJMI I FUNDIT:

Behringer iNuke Boom

Behringer iNuke Boom

Audio kompania gjermane Behringer në panairin CES që do të mbahet gjatë janarit të vitit të ardhshëm planifikon të paraqes një dock paksa të ndryshëm për pajisjet nga Apple.

Behringer iNuke Boom i dedikohet pajisjeve iPhone dhe iPod dhe adhuruesve pak më ekstrem të muzikës – aspektet praktike me këtë rast nuk ishin me rëndësi jetike.

Docku i Behringer ka peshën prej 315 kg, gjerësinë prej 2.4 dhe lartësinë prej 1.2 metrave dhe fuqinë prej madje 10,000 W. Çmimi është gjithashtu në nivel bombastik – 30,000 dollarë, por kompania në CES brenda brendit të vet të ri Eurosound synon të paraqes edhe versione paksa më “normale” të dock-ëve, kufjeve dhe altoparlantëve portativ për përdorim të përditshëm. /Telegrafi/